Gjendet e pajetë në banesë 33-vjeçarja në Tiranë, dyshimet e para

11 Korrik 2023 | 12:09

Një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jeta në banesën e saj në “Rrugën e Qelqit” në kryeqytet. Ka qenë bashkëshorti i saj i cili ka gjetur bashkëshorten e pajetë dhe që ka lajmëruar uniformat e policisë.

Nga kqyrja paraprake që i është bërë trupit të viktimës nuk janë konstatuar shënja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026