“Nuk do e hiqja kurrë Çuçin për Ballën”, Nikollë Lesi: Akuzat ndaj tij janë të rënda
Gazetari Nikollë Lesi ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania për të folur për dy nga ngjarjet e rëndësishme të kohës së fundit, kërkesa e SPAK për të arrestuar ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetajn dhe për shkarkimin e Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Brendshëm.
Lesi tha se Ministria e Brendshme prej kohësh ka qenë një ministri problematike pasi ajo ka gjithçka në dorë dhe ministrat e kanë të vështirë të mos përfshihen, megjithatë ai tha se Çuçi mbetet nga ministrat më të mirë që ka pasur këtë post.
“Të heqësh Bledi Çuçin dhe të vësh Taulant Ballën ministër të Brendshëm, nuk shkon”, tha Nikollë Lesi. Ndërsa shtoi se po të kishte qenë vetë deputet i mazhorancës nuk do e kishte votuar emërimin e tij.
“Flitej se kishte kohë që e ëndërronte këtë post, por fakti që shkon Ministër i Brendshëm në një ministri që është shumë problematike në luftën ndaj krimit dhe akuzat janë pak të rënda ndaj Ballës. Të heqësh një intelektual si Bledi Çuçi dhe të vësh Taulant Ballën për mua nuk shkon. Po të isha deputet në parlament i mazhorancës, nuk do e votoja. Akuzat janë akuza, por unë një ministër të brendshëm me akuza të tilla nuk do e pranoja”,-tha Nikollë Lesi.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret