Bardhi: Mazhoranca po i jep kohë Arben Ahmetajt për t’u fshehur nga drejtësia

11 Korrik 2023 | 20:13

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, për kërkesën e arrestit për ish-ministrin Arben Ahmetajt është shtyrë për ditën e nesërme.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat duke thënë se me shtyrjen e mbledhjes, mazhoranca po i jep kohë Ahmetajt që të fshihet nga drejtësia.

Më tej ai tha se  mazhoranca po tenton po ashtu shtyrjen për dhënien e autorizimit për arrestim javën tjetër.

“Ishte këshilli i rregullores nëse mbledhja duhej të zhvillohej me dyer të hapura apo të mbyllura. Vendimi u mor pa votim dhe mbledhja filloi me dyer të mbyllura. Nuk kishim asnjë informacion shtesë përveç atyre që janë bërë publike. Ashtu siç ishte paralajmëruar për t’i dhënë kohë Ahmetajt që nuk është në Shqipëri, u vendos që të shtyhej seanca për nesër duke tentuar shtyrjen për dhënien e autorizimit për javën që vjen. Kjo është ndihmë që maxhoranca po i jep Ahmetajt për t’u fshehur nga drejtësia. Kuvendi duhet t’i jepte autorizimin prokurorisë. Nuk e di ku ndodhet Ahmetajt, dimë vetëm se nuk ndodhemi në Shqipëri”- tha ai.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026