Mbi 200 mësues në pritje të rrogës në Korçë/ kreu i sindikatës: Me atë ushqehen

12 Korrik 2023 | 11:19

Mbi 100 mësues në Korçë e Maliq janë ende në pritje të rrogës së qershorit. Kryetari i sindikatës së pavarur të mësuesve ka ngritur këtë shqetësim këtë të mërkurë para mediave ku ka thënë se ky është një shqetësim shumë i madh pasi shumë mësues mbajnë familjen vetëm me atë rrogë.

Trebicka tha gjithashtu se mësuesit nuk e kishin bërë publik rastin pasi kanë pasur frikë por i kanë kërkuar atij që të ngrejë zërin. Ai tha se pas bisedave të zhvilluara me drejtuesit e zyrave arsimore, pritet që pagat të kalojnë në thesar ditën e stome.

“Është diçka që jo vetëm mësuesit e Korçës dhe të Maliqit por kam marrë njoftim se edhe në disa rrethe të tjera ndodh por jo për pjesën më të madhe të mësuesve, është një pjesë e vogël si në qytetin  e Korçës janë mbi 100 mësues që nuk kanë marrë ende rrogën e muajit qershor. Një pjesë e konsiderueshme do të thoja duke marrë parasysh edhe numrin e  mësuesve në ZVA Maliq.

Nga kontaktet që kam bërë me drejtuesit  e Zyrave Arsimore kam marrë dakordësinë që brenda ditës së sotme pritet të hidhet në thesar dhe nesër mendohet që mësuesit të marrin rrogën. Ka qenë një shqetësim me të vërtetë shumë i madh , unë si kryetar i sindikatës e kam marrë vesh vetëm ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit që mësuesit nuk kanë marrë rrogën, pra 9 ditë me vonesë.

Mësuesit kanë patur frikë dhe nuk e kanë bërë diçka të tillë për në media. Nga ajo që kam diskutuar me drejtuesit shkak është thesari që nuk ka para të gjenerojë nga Ministria e Financave te buxheti i arsimit. Nëndrejtorët e ZVA- ve janë duke pritur para kompjuterit për ti dhënë “ok”. Ne si sindikatë nuk mund ta imagjinojmë dot që një mësues që mban familjen me atë rrogë , madje ka shumë mësues që më kanë kërkuar të ngre zërin se kemi fëmijët pa bukë. Në ZVA-në  Maliq nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Është hera e parë në qarkun e Korçës që vonohen rrogat”,-tha Leonard Trebicka, kryetar i sindikatës së pavarur të mësuesve.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026