“Akuzat më të rënda për një zyrtar”, Imeraj: Ahmetaj rrezikon dënim të lartë

12 Korrik 2023 | 17:05

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha në një intervistë për Euronews Albania se nisur nga 3 veprat penale që dyshohet se ka kryer Arben Ahmetaj ai rrezikon dënim të lartë.

Imeraj u shpreh se akuzat që rëndojmë mbi ish-zv.kryeministrin janë më të rëndat që një zyrtar mund të kryejë gjatë ushtrimit të detyrës.

“Ahmetaj dyshohet për 3 vepra penale, mosdeklarim i pasurisë, korrupsion dhe pastrim parash. E parë në kontekstin që hetimi përfundon me këto akuza, Ahmetaj rrezikon dënim të lartë. Janë akuzat më të rënda që një zyrtar mund të kryejë gjatë ushtrimit të funksionit të tij. Janë elementë që për shkak të detyrës që ka pasur, në të paktën 6 raste është vërtetuar akuza e korrupsionit”, tha ish-drejtuesja e prokurorisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023