Bardhi: Ja kush janë deputetët dhe krybashkiakët socialistë në dosjen Ahmetaj
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tregoi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së këshillit të ministrave, se në dosjen prej qindra faqesh të Arben Ahmetajt janë të implikuar dhjetëra deputetë, ish-deputetë dhe kryetarë bashkie të PS.
Ai përmendi emrin e sekretarit të përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, deputetes Ermonela Felaj, ish-kryebashkiakëve Fadil Nasufi e Baftjar Zeqo tashmë deputetë të PS, Engjell Agaçi etj. Sipas Bardhit, këta persona kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal koka e të cilit është Edi Rama.
“Disa nga emrat janë bërë publike sikundër disa të tjerë janë të kallëzuar prej nesh. Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, 2 ish kryetarë bashkie, sot deputetë, Fadil Nasufi, Baftjar Zeqo. Kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal koka e të cilit është Edi Rama. Pse po veçohen çështjet nga SPAK, se duket qartë që ka një qëllim që kjo veprimtari të mos trajtohet si grup i strukturuar kriminal. Avokatët e Ahmetajt erdhën dhe bënë politikë, kërkuar mëshirë për klientin e tyre. Mëshirë për ata që abuzojnë me detyrën e shpërdorojnë besimin e qytetarëve dhe nga të pastrehë bëhen me vila nga veprimtari korruptive, s’ka për të pasur kurrë nga deputetë të opozitës. Jam i bindur që Prokuroria do e vazhdojë hetimin qoftë për episode të tjera apo zyrtarë apo ish zyrtarë. Kam besim të plotë, dua të besoj që SPAK do e përmbushë pritshmërinë”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme