Spahiu: Pse opozita s’ka këllqe të protestoj në shesh për dosjen
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se pas rastit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, opozita duhet të ngrihej në këmbë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se opozita s’ka as 100 persona për t’i mbledhur para Kuvendit dhe për të protestuar për çështjen e Ahmetajt.
“Praktikisht ne duhet të kishim një popull të mbështetur nga opozita në shesh, por mesa duket opozitës nuk i kanë ngelur as 100 persona për t’i mbledhur para Kuvendit. Duhet të kishim një qeveri të vënë nën presion për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme, në muajin tetor apo nëntor si pasojë e kësaj krize mosbesimi që është krijuar në tërësi tek publiku me aferat e nivelit më të lartë që arrin deri në nivelin e zv.kryeministrit. Minimalisht duhet të kishim një votëbesim të qeverisë në Parlament”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve