Abstenuan kërkesën për arrestimin e Ahmetaj, Duka e Dule reagojnë për Euronews

14 Korrik 2023 | 11:45

Deputeti Agron Duka ka reaguar për Euronews Albania, pas abstenimit që bëri në Kuvend për miratimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Ai thotë se ka abstenuar se është ende i paqartë në lidhje me procedurat ndërsa shtoi se abstenimi nuk është një votë kundër.

Mes tjerash ai shtoi se kushdo që ka përvetësuar para publike duhet të dënohet.

“Kam abstenuar sepse jam i paqartë. Sipas meje ministrat fajësohet për procedura, atëherë nuk duhet të konsiderohen politik por teknikë, gjë që është e pamundur.

Nga ana tjetër nëse Ahmetaj apo kushdo tjetër qoftë ai, ka përvetësuar para publike natyrisht duhet të dënohet. Mua më duket që po merr formë gjykimi për procedura dhe kjo sipas meje është gabim. Së fundmi abstenimi nuk është kundra”- tha ai.

Në lidhje me abstenimin, reagoi dhe deputeti Vangjel Dule, i cili tha për Euronews se edhe abstenimi është një qëndrim.

Sakaq Fatmir Mediu, deri ne këto momente nuk ka dhënë ende një përgjigje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026