“Rasti i Ahmetaj, vështirë të tregohet si sukses”, Rama: Ishte i afërt për mua

14 Korrik 2023 | 19:04

Kryeministri Edi Rama reagoi këtë të premte në një komunikatë për mediat lidhur me rastin e Arben Ahmetaj, ish-zëvendës kryeministrit tashëm i është hequr imuniteti dhe ai mund të arrestohet.

Rama tha se pavarësisht se përballja e zyrtarëve të lartë me drejtësinë tregon se kjo e fundit funksionon, lejimi që Arben Ahmetaj të arrestohet për të është e vështirë të trajtohet si histori suksesi, pasi siç u shpreh kryeministri, ai ka qenë njeriu që ka marrë më shpesh në telefon dhe bashkëpunëtor i afërt i tij.

Megjithatë kryeministri shtoi se i takon drejtësisë të thotë nëse Ahmetaj është i fajshëm apo i pafajshëm.

“Ndryshe nga gjithë historitë e tjera të suksesit dhe të politikës, kjo histori është e vështirë të tregohet si sukses. Arban Ahmetaj nuk është asnjë njeri i panjohur dhe asnjë njeri i largët për mua, ai është një nga bashkëpunëtorët me të cilët kam punuar më shumë, e kam marrë më shumë në telefon.

Nuk më takon mua të them nëse ai është i fajshëm apo i pafajshëm, po ndryshe nga një rast I viteve më parë, ku ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej refuzuar dhe ashtu bëmë sot autorizimi i kërkuar nga SPAK ishte i domosdoshëm. Këtë herë na u vu përpara një dosje voluminoze hetimore, i takon drejtësisë të vendos nëse ai është i fajshëm apo i pafajshëm”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026