Rama: Kush punon për shtetin dhe për xhepin merr përgjegjësi që si ndan dot me ne

14 Korrik 2023 | 19:15

Kryeministri Edi Rama është distancua nga çështja e Arben Ahmetaj duke thënë se ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për asnjë nga bashkëpunëtorët që zgjedhin të punojnë për xhepin ndërkohë që punojnë për shtetin.

Rama tha se këta persona duhet të mbajnë përgjegjësi vetë si para pasqyrës, para Zotit dhe para drejtësisë, ndërsa shtoi se ai asnjëherë nuk zgjedh bashkëpunëtorë për të mos i lëshuar në rast se ata bëjnë shkelje.

“Zgjedhja ime nuk ndryshon dot në asnjë mënyrë dhe për asnjë rast, ndaj po e përsëris sot atë që e kam thënë e stërthënë shumë herë në të gjitha mbledhjet; se kush e ngatërron rrugën e përbashkët me një rrugë që bën dy punë edhe për shtetin edhe për xhepin, merr një përgjegjësi që nuk e ndan dot as me mua as me ne, por duhet ta mbajë vetë qoftë para pasqyrës, qoftë kur sheh lart nga Zoti, qoftë edhe para drejtësisë.

Unë nuk zgjedh bashkëpunëtore për të mos i lëshuar”,-shtoi kryeministri duke nënkuptuar se shkeljet secili prej bashkëpunatorëve të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026