Gazetari zbulon mesazhin e Ahmetajt për SHBA-në: Ja çfarë nënkupton ish-zyrtari
Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se Ahmetaj nuk do kthehet të përballet me drejtësinë në Shqipëri.
Sipas tij, përmes reagimit të tij një ditë më parë, Ahmetaj shpalli dje betejën për të vazhduar luftën në distancë dhe kishte një mesazh për SHBA që është udhërrëfyes i reformës në drejtësi.
“Ahmetaj shpalli dje betejën për të vazhduar luftën në distancë. 3 piketa lexoheshin në mesazhin e Ahmetajt: hakmarrja ndaj Ramës dhe të vetëve; strategjia e një azili politik; me Ramën çfarë ka pasur, kode mesazhe e ka mbaruar punën. Në kuadër të gjithë kësaj ai dërgonte një mesazh edhe SHBA dhe BE. Mesazhi ishe i qartë për Amerikën duke cituar historinë e mbretit dhe thoshte o kokën e mbretit ose dështimin e revolucionit. Pra, u thoshte amerikanëve se në historinë e reformës në drejtësi, nëse nuk shkoni tek koka, reforma ka dështuar. Ky ishte paralajmërimi dhe tregonte se kjo është një organizatë dhe unë jam një ingranazh”, tha gazetari Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush