Gazetari: Dosja e SPAK për Ahmetajn e kopsitur, ndaj iu shmang ballafaqimit
Gazetari Poli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se Arben Ahmjetaj hetohet prej më shumë se 7 muajsh nga SPAK, ndaj dosja e sjellë prej tyre është voluminoze dhe e kopsitur.
Kjo, sipas tij është arsyeja pse Arben Ahmetaj zgjodhi të mos ballafaqohej me drejtësinë dhe u largua ndryshe nga disa të tjerë që menduan se do shfajësoheshin rrugës.
“Për herë të parë SPAK solli një dosje voluminoze dhe të kopsitur. Është një hetim që zgjat prej më shumë se 7 muajsh ku është punuar në mënyrë intensive dhe ndryshe nga çfarë jemi mësuar. E gjitha filloi me atë shprehjen, ndiq paranë. Kjo kërkoi edhe kohën e duhur dhe mbledhjen e materialit. Është bëtë një tentativë më herë për të kërkuar heqjen e mandatit që u shty 1 muaj për disa materiale të tjera që u vërtetuan. Dhe duke qenë se kemi të bëjmë me një zyrtar shumë të lartë do kishte bujë të madhe dhe ndaj SPAK është treguar i kujdesshëm. Është akuza e kopsitur dhe kjo detyroi vetë Ahmetajn t’i shmangej ballafaqimit, ndryshe nga të tjerët që kanë menduar se rrugës do shpëtojnë”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arben Ahmetaj nën hetim nga SPAK, gazetari: Ja pse nuk reaguan Berisha dhe Meta
- Gazetari zbulon prapaskenat: Ahmetaj nuk shkon vetëm në burg
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë