“Largimi i Ahmetajt, strategji për t’u mbrojtur”. Gazetari Muça zbulon detajet

15 Korrik 2023 | 12:17

Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se vendimi i Arben Ahmetajt për t’u larguar nga vendi dhe për të mos u përballur me drejtësinë është një strategji për t’u mbrojtur.

Sipas tij, Ahmetaj nuk i është shmangur akoma drejtësisë, por kuvendit që i hoqi imunitetin.

“Derisa të ketë një urdhër arresti dhe pastaj të shohim kthehet a s’kthehet, s’mund të themi. Ndoshta mund të kthehet ditën që do lëshohet urdhër arresti. Në dijeni time nëse nuk gjendet brenda 2 muajsh futet në listën e Interpolit. Është strategji e tij, çdo gjë që ai thotë është në kuadër të mbrojtjes. Secili nga të akuzuarit zgjedh një strategji. Dhe Ahmetaj ka zgjedhur këtë strategji për arsyet e tij që nuk kemi pse i paragjykojmë se tani ai është në hall. Akoma nuk i është shmangur drejtësisë, i është shmangur kuvendit”, tha Muça.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026