Hakeri shqiptar i GTA6 shpallet nga psikiatri i papërshtatshëm për t’u gjykuar
Hakeri që arriti të depërtojë në dhjetëra kompani lider në teknologji, mes të cilëve edhe “Rockstar Games”, botuesja e video-lojës së famshme GTA VI, është një 18-vjeçar shqiptar.
Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për Arion Kurtaj, i cili në momentin e kryerjes së krimeve kibernetike ishte 17 vjeç.
Ai ishte pjesë e grupit të hakerëve Lapsus$ kur ata publikuan pamjet e video-lojës ende në prodhim Grand Theft Auto 6.
Por edhe pse shqiptari është në gjyq për 12 vepra penale, duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit të kompjuterëve, ai mund të arratiset i qetë.
Sipas agjencisë Reuters, i riu shqiptar i është nënshtruar ekzaminimeve nga psikiatër dhe sipas tyre ai është i papërshtatshëm për t’u gjykuar. Pra, në gjykatë do të vendoset vetëm nëse ai ka kryer krimet, jo nëse ai është fajtor apo jo.
Krahas GTA 6, Kurtaj akuzohet se ka hakuar kompanitë Uber dhe Nvidia, si dhe i ka kërcënuar për publikimin e kodeve burimore në internet.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve