Spahiu: VV u koordinua me Listën e zezë Serbe, jo me opozitën kosovare
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Lëvizja Vetëvendosje u koordinua me Listën Serbe, ndërkohë që refuzoi të merret vesh me opozitën e Kosovës.
Sipas tij Kurti nuk është pjesë e takimit jo formal të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë sepse po bashkëpunon me non gratat serbe.
“Albin Kurti do të duhej të ishte në Tiranë sepse është kryeministër i Kosovës, shtetit të dytë shqiptar. Ai duhet të ishte sepse i ka premtuar 16 vite popullit të Kosovës dhe të Shqipërisë që do të afronte Kosovën me Shqipërinë. Kurti ka një detyrim për të hapur Kosovën drejt Perëndimit dhe për ta njohur atë, jo për ta izoluar, por Albin Kurti ka kaluar kufijtë e inatit personal. Albin Kurti nuk e bën këtë për një inat dhe hakmarrje ndaj Edi Ramës. Ai ka një agjendë dhe agjenda e një kryeministri nuk matet nga retorika, por nga aksioni dhe veprimi politik që nënkupton Albin Kurti ka një agjendë të koordinuar me Listën e zezë Serbe, siç doli nga përgjimet dhe nuk e bën këtë me Tiranën zyrtare. Albin Kurti ka një agjendë për t’u koordinuar me listën e zezë të shpallur non grata nga SHBA-ja, siç doli nga përgjimet dhe nuk e bën këtë me opozitën e Kosovës, me ish-trashëgimtarët e UÇK-së,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha