Spahiu: Pse 15 deputetë të opozitës s’votuan arrestimin e Arben Ahmetajt?
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se është një pikëpyetje shumë e madhe fakti që 15 deputetë të opozitës nuk votuan pro arrestimit të Ahmetajt.
Ai tha se vetë partia e tij votoi unanimisht, ndërkohë që kundërshtarët u rezervuan me 3 deputetë që abstenuan dhe 12 që nuk morën pjesë.
“Socialistët kishin një precedent tjetër. Kur është bërë kërkesa për arrestimin e Saimir Tahirit, socialistët e refuzuan, nuk e pranuan dhe Saimir Tahiri shkoi në gjykatë i lirë, pra socialistët i mbajtën një qëndrim siç mbante Berisha me të vetët, që nuk e lëshuan. Mund të ndiqnin të njëjtën procedurë dhe me Ahmetaj.
Më bëri përshtypje një gjë. Janë 15 deputetë të opozitës, 3 abstenuan dhe 12 nuk morën pjesë, pra 15 deputetë të opozitës i janë shmangur votimit për të lejuar arrestimin e Arben Ahmetajt. Pra, më shumë ka votuar partia e tij për të shkuar në arrest se opozita. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe se përse opozita hezitoi të votonte arrestimin e Ahmetajt,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë