Ndërruan jetë në aksidentin tragjik, 5 shqiptarët ishin punonjës sezonalë në Greqi
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik të së martës në afërsi të Edessës, ku të vdekur mbetën 5 shtetas shqiptarë.
Raportohet se 5 viktimat ishin punonjës sezonalë në Greqi, ku punonin kryesisht në fushën e bujqësisë.
Mjeti tip Benz me targa shqiptare me të cilin ata udhëtonin u përplas me një kamion në kilometrin e 87-të autostradës Florina-Selanik, jashtë Edessës.
Sipas mediave greke, mjeti tip “Benz”, në rrethana të panjohura ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në korsinë e gabuar duke u përplasur në mënyrë fatale me kamionin.
Sipas policisë greke, viktimat janë:
Shoferi, Besim Muçaj, 55-vjeç, Ilir Daci, 50-vjeç, Ergin Peposhi, 19-vjeç, Ardit Peposhi, 16-vjeç dhe Gazmen Brahaj, 47-vjeç.
Gjithashtu bëhet me dije se targat e mjetit shqiptar që u përfshi në aksidentin tragjik janë: AA989MU.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë