EMRI| Kapet në mes të Tiranës me 1.6 kg kanabis në makinë, arrestohet 30-vjeçari

19 Korrik 2023 | 12:27

Gentjan Demiri, 30-vjeç, banues në Fushë-Krujë, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në automjetin me të cilin po lëvizte u gjet një pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë totale 1 kg e 600 gramë.

Policia shpalli gjithashtu në kërkim bashkëpunëtorin e 30-vjeçarit, i dyshuar si i përfshirë në veprimtarinë kriminale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve”.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.  Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar, në rrugën “Irfan Tomini”, automjetin me drejtues shtetasin G. D. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 1 kg e 600 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi A. E., 35 vjeç, bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026