Jorida Tabaku: Fatkeqësi nëse e nisim parlamentin pa reformë zgjedhore

19 Korrik 2023 | 12:38

Deputetja e partisë Demokratike Jorida Tabaku ishte këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku duke ju drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla tha se ajo dhe parlamenti ka për momentin dy sfida, duhet t’i ofrojë opozitës kushtet për të ushtruar rolin e saj dhe të bëjë reformën zgjedhore.

Tabaku tha se to të ishte fatkeqësi në politikën shqiptare nëse nisej parlamenti pa reformën zgjedhore.

“Dy sfida janë për parlamentin dhe për ju, së pari hapësira që i ofrohet opozitës në Kuvend me të gjitha instrumentet, qoftë edhe me komisionet hetimore, për të ushtruar rolin e saj dhe së dyti është reforma zgjedhore.

Do jetë fatkeqësi në politikën shqiptare nëse ne e nisim sesionin e ardhshëm dhe dështojmë të kemi një reformë zgjedhore të bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. E di që kjo nuk është e gjitha në mandatin tuaj, por besoj se duhet të luani një rol, për t’i çuar përpara këto drejtime. Shpresoj të kemi një fokus të ri në rolin që do të ketë kuvendi në procesi e integrimit.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026