Plazh në Pogradec, pushues vendas dhe të huaj të kënaqur me çmimet dhe shërbimin
Qyteti liqenor i Pogradecit është duke përjetuar ditët më të mira të tij sa i përket vizitorëve, qofshin ata vendas apo të huaj.
Bregu i liqenit është i mbushur me pushues që kanë zgjedhur Pogradecin si destinacion turistik.
Euronews Albania pyeti disa nga pushuesit lidhur me çmimet dhe cilësinë e plazhit.
“Shumë mirë, ne jemi vendas. Jetojmë në Tiranë, por vijmë këtu për pushime, vendin tonë nuk e lëmë. Shumë pastër, shumë mirë, edhe çmimet në krahasim me qytetet e tjera janë mirë,” – tha një zonjë.
“Për herë të parë bashkia ka vënë çadra falas. Këtu ku jemi deri te 1 Maji janë 5-6 plazhe publike. Ka e të tjera. Nuk ka çadra beze, por kashte. Fantastike, qetësi e mrekullueshme,” – tha një qytetar.
Afro 85% e hoteleve janë të rezervuara për muajin Gusht, ndërkohë qe sezoni turistik pritet të zgjatet edhe në shtator, për shkak edhe të kushteve premtuese të motit.
LEXONI GJITHASHTU:
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve