“Vuçiç ka kontroll të plotë te serbët në veri”, Raci: I paguan, ndaj protestojnë

21 Korrik 2023 | 10:53

Analisti Gazmir Raci ishte këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth situatës që ende vazhdon të jetë e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai tha se presidenti Vuçiç ka kontroll të plotë mbi serbët e këtyre zonave, pasi shumë prej tyre marrin rrugë prej Beogradit.

Ai shtoi se qytetarët serb të Kosovës, detyrohen të dalin në protesta e madje edhe nënshkruajnë pjesëmarrjen e tyre, pasi paguhen prej Vuçiçit.

“Nuk besoj se ka sot në Veri që nuk i bindet urdhrave të Vuçiçit. Ai ka kontroll të plotë. Të gjithë serbët lokal që janë të punësuar  në Kosovë, në sistemin serb, në shëndetësi dhe në arsim, janë me mijëra dhe marrin rroga nga qeveria e Beogradit.

Në shumë raste ata janë të detyruar të dalin në protesta dhe të nënshkruajnë në listën e pjesëmarrjes për të konfirmuar se ata kanë qenë pjesë”,-tha Gazmir Raci.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026