Asnjë rezultat për reformën zgjedhore, partitë nuk arrin të ulen në tryezë

21 Korrik 2023 | 15:18

Reforma Zgjedhore nuk arriti të gjente dakordësinë gjatë këtij sesioni parlamentar. Përvec retorikës politike, mes palëve mungoi vullenti për t’u ulur në tryezë e për të diskutuar për ndryshime në kodin zgjedhor.

Kur na ndajnë më pak se dy vite nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike ende nuk kanë adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të prillit 2021.

Pavarësisht se ende nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret, në seancën e fundit plenare nuk munguan deklaratat politike nga të dyja palët të cilat kishin qëndrime të ndryshime sa i takon shtyrjes së afatit të komisionit të reformës zgjedhore.

Edhe në parlament vonesën në mospëparimin e punës së komisionit palët ja adresuan njëra-tjetrës.

“Nuk ka asnjë shkak të arsyeshëm për të shtyrë shtyrë shtyrë pafund komisionin e reformës zgjedhore. Në 6 muaj shtyrje në shkurt komisioni nuk është mbledhur asnjë edhe një ditë”, deklaroi Gazment Bardhi.

Nga ana tjetër Sekratari i Partisë Socialiste Damian Gjinkuri ia faturoi arsyet e shtyrjeve mosmarrëveshjeve të opozitës.

“Komisioni nuk mund të rri peng i mosmarrëveshjeve që janë brenda opozitës. Opozita me të gjitha ngjyrat dhe rrymat e saj është përfaqësuar aty. Aktiviteti pse nuk është bërë, po sepse ju nuk merreshit vesh me njëri-tjetrin, me kë të bëhej aktivitet”, tha Gjiknuri.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026