“Reforma dështoi”, Aleksandër Biberaj: Drejtësia e re është e varur nga Rama

23 Korrik 2023 | 15:42

Aleksandër Biberaj, funksionari i Partisë Demokratike tha këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka qenë që në fillim i dështuar.

Sipas tij që në fillim kjo reformë është parë si një test ku Shqipëria thotë ai “u përdor si kavie” pasi asnjë vend tjetër nuk pranoi ta realizonte, ndërsa tani shtoi ai “ Sistemi i drejtësisë është totalisht i varur nga Edi Rama”.

“Kur është bërë shkrirja e sistemit ekzistues të drejtësisë unë nuk kam qenë kurrë dakord. sepse nuk mundet kurrë sistemi i drejtësisë të ketë zgjedhje radikale. Fatkeqësisht Shqipëria u përdor si kavie as Maqedonia, as Kosova dhe asnjë vend tjetër nuk e pranuan këtë model. Të shkojnë 140 deputet si dele të votojnë në parlament se kështu ka thënë “x” apo “y” unë nuk e pranoj si mentalitet, si psikologji apo si veprim të një politikani.

Koha e tregoi se ishte reformë e gabuar dhe totalisht e dështuar. Kjo që sot quhet drejtësi, është komplet e varur nga Edi Rama. Ka pasur tendenca për ta kontrolluar drejtësinë Sali Berisha por s’e ka arritur dot, po ashtu edhe Fatos Nano dhe Ilir Meta, ndërsa ky e ka komplet në kontrollin e vetë”,-tha Aleksandër Biberaj.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu lidhur me zhvillimet e protestës në Tiranë. Tare ka komentuar...
13:37 | 26/06/2026

Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri, nga protestat tek investimet. Tare është ndalur...
13:27 | 26/06/2026