Ngacmoi seksualisht të renë, arrestohet ish-inspektori i tatimeve 55-vjeçar

23 Korrik 2023 | 22:25

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pogradec 1 ditë më parë. Një 25 vjeçare punonjëse në një subjekt privat është çuar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit. Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën pasi ajo ka marrë veten. Nga deklarimet e vajzës rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat, e gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar dushe në subjektin ku vajza punonte si pastruese.

Pas të gjitha deklarimeve të 25 vjeçares me origjinë nga Trebinja e Mokrës, policia ka vënë në pranga 55 vjeçarin.

Arian Mema është i njohur për policinë pasi për një ngjarje të tillë është akuzuar edhe në 2020, vit kur punonte si inspektor tatimesh në Drejtorinë e Tatimeve të Korçës. Pas arrestimit të atëhershëm ai u shkarkua nga puna dhe punonte në sektor privat me shitje dhe montim dushesh me panel diellor.

Tashmë pas 3 vitesh ai bie sërish në prangat e policisë sërish me të njëtën akuzë atë të ngacmimit seksual.

Mësohet se ai është shoqëruar në paraburgimin e Korçës nga ku më pas do të njihet në vazhdim me masën e sigurisë nga gjykata.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026