Ministri Balla prezanton Prefektin e Kukësit: Duhet ridimensionuar roli i tij
Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot në Kukës, prefektin e ri të qarkut, Albert Halilaj. Në ceremoninë e zhvilluar, Balla shoqërohej edhe nga deputeti Pandeli Majko e zyrtarë të lartë vendorë. Në fjalën prezantuese, Balla ka folur mbi nevojën e rishikimit dhe ridimensionimit të rolit të prefektit.
“Ka ardhur koha për të rishikuar dhe ri-dimensionuar rolin e prefektit në kuadër të reformës administrative territoriale dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore”, tha Balla, duke nënvizuar se sipas ligjit, prefekti është autoriteti më i lartë vendor.
Duke folur rreth raporteve të prefektit me të zgjedhurit lokalë, Balla tha se prefekti duhet të monitorojë vazhdimisht vendimet e marra nga këshillat bashkiake.
“Natyrshëm është dhe marrëdhënia e prefektit me të tria Bashkitë. Të gjitha vendimet e këshillave konfirmohen nga prefekti. Prandaj z. prefekt roli juaj merr një rëndësi shumë të madhe, pasi duhet vlerësuar ligjshmëria e tyre. Nëse konstatohet se vendimi i këshillit bashkiak bie ndesh me legjislacionin apo interesat publike, ju keni të drejtë t’i rikthesh për rishqyrtim”, u shpreh Balla.
Më tej Ministri i Brendshëm Balla foli rreth problemeve që kanë të bëjnë me shërbimet ndaj publikut, sidomos gjatë sezonit veror.
“Duhet të përmirësojmë shërbimet publike. Është e rëndësishme që në këtë kohë dhe në këtë pikë të pushimeve, një pjesë e motrave dhe vëllezërve që kthehen nga emigracioni, t’u krijojmë kushtet dhe shërbimet të jenë pa ndërprerje” tha Ministri.
Prefekti i ri i qarkut Kukës Albert Halilaj u emërua në këtë detyrë nga Kryeministri Edi Rama më 19 korrik, pas lirimit nga detyra e ish-prefektit të qarkut Ali Hallaçi.
LEXONI GJITHASHU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve