Çfarë po ndodh me vulën e PD? Bledian Koka: Kryesia e Bashës ka bërë shkelje penale

24 Korrik 2023 | 22:44

Gazetari Bledian Koka ishte i ftuar këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin për të folur rre4th vulës së Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi nuk do mundet më të përdorë këtë vulë, pasi deputetët e kryesisë së Partisë Demokratike të cilët mbështesin Lulzim Basha kërkuan që të mos p[përfaqësoheshin më prej tij.

Bledian Koka tha se në dokumentin e publikuar duket vula e Partisë Demokratike e cila është ende në përdorimin e Gazment Bardhit, e nëse ai nuk ka shkarkuar veten nga funksioni i sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, vula është falsifikuar.

“Beteja për vulën është një betejë që ka zgjatur dhe vazhdon të zgjasë, por ne sot kemi dyshime të forta për shkelje penale. Është një dokument me vulën e Partisë Demokratike, vulë e cila është nën zotërimin e Gazment  Bardhit.

Ose zoti Bardhi ka firmosur që atij t’i hiqet e drejta ose v ula është tjetërsuar. Riprodhimi apo falsifikimi i vulave apo stampave është një kundërvajtje penale e cila në kodin e republikës së Shqipërisë dënohet me gjobë deri në 6 vite burg, kjo është pjesa juridike, në pjesën politike, Bardhi ka rënë viktimë e një sistemi që e ka prodhuar vetë”,-tha Bledian Koka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026