“Kur përsëriten zgjedhjet ka rënie të votuesve”, Balliu: Rrogozhina për Guinness
Shefi i organizimit te grupi i Rithemelimit në PD, Klevis Balliu tha në një intervistë për Euronews Albania se rezultati në Rrogozhinë s’ishte i pritshëm aq më tepër me një rezultat aq të thellë.
Ai u shpreh se ishin të qartë se herën e parë, votat u vodhën me votat e burgut, ndërsa herën e dytë me paratë e burgut.
“Është rast unikal në botë Rrogozhina dhe duhet studiuar sepse është thyer rekord Guinness. Është hera e parë që ndodh në histori që përsëritja e një palë zgjedhjeve të pjesshme për një bashki, rritet numri i votuesve. A i sollën me charterin privat të Ramës votues të rinj, a nxorën nga burgu votuesit që votonin nga burgu, këtë nuk e di, por nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh, është ligj global, kurrë s’ka ndodhur në asnjë vend të botës,” – u shpreh Balliu.
Ai theksoi se nuk e kupton rritjen e numrit të votuesve, për të cilët tha se janë shtuar 1200 që prej zgjedhjeve të 14 majit. Balliu nënvizoi se në përsëritje zgjedhjesh ka gjithmonë rënie të numrit të votuesve dhe është e pashpjegueshme ajo që ka ndodhur në Rrogozhinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve