Kane ndryshon destinacion, futet në garë edhe PSG

25 Korrik 2023 | 17:40

Bayerni duket shumë larg arritjes së akordit me Tottenham sa i përket transferimit të bomerit Harry Kane, me britanikun i cili mund të përfundojë në Ligue 1.

Sulmuesi kërkohet me ngulm nga PSG, e cila është hedhur në sulm për të përfituar shërbimet e tij, ndërsa marrëdhëniet mes dy presidentëve të skuadrave janë të mirë, gjë që shton më tej shancet për një kalim të tillë.

Pavarësisht kësaj, klubi anglez kërkon plot 100 milionë euro për të lënë të lirë Kein, i cili prej më tepër se një decade luan në Londër. Merkatoja në klubet angleze vijon, e duket se ai që nuk ndale është Arsenali.

Topçinjtë pas disa afrimeve të kryera ditë më parë, tanimë kanë një tjetër synim, sulmuesin Kudus. 22-vjecari ganez është pjesë e Ajax, ndërsa sezonin e shkuar pati një performancë të jashtëzakonshme.

Sulmuesi i cili ka fituar 2 tituj kampion me Ajaxin dhe 1 kupë ka një vlerë afro 40 mln euro, e cila duket e përballueshme për topçinjtë. Yan Sommer mund të konsiderohet një lojtar i lirë, me Bayernin që nuk e ka në plan zviceranin.

Sipas mediave pranë klubit bavarez bëhet me dije se 34-vjecari ka shprehur dëshirën për të vijuar karrierën tek Interi, ndërsa vlera e tij është 5 mln euro. Sommer u ransferua pak muaj më parë tek Bayern ii Mynihut, por  duket se plan ii gjermanëve është për afrimin e Bono nga Sevilla apo Kotarskit nga Paok.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026