Shqiptari: Bombola e kafes, shkak për nisjen e zjarrit në Rhodes

26 Korrik 2023 | 08:45

Shqiptari që jeton në Greqi, Ari Kasapi tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se bombola e kafes ishte shkak për nisjen e zjarrit në ishullin Rhodes.

Atje situata është shumë e rëndë dhe prej disa ditësh flakët vijojnë duke djegur 1/3 e ishullit.

“Besoj që vënia e flakës ka qenë e qëllimshme. Zjarri ka nisur nga një shpërthim i vogël, diku aty kanë vënë një mjet shpërthyes, ose bombola të vogla gazi që bëjmë kafe dhe zjarri ka nisur nga një shpërthim i vogël. Kanë shkuar gjithë fshatarët me makina që kanë pasur mbrapa cisterna me ujë, kanë shkuar gjithë makinat zjarrfikëse, megjithëse janë pak, por nuk ja dolën sepse nga njëra anë zjarri shuhej e nga ana tjetër kishte një pikë tjetër zjarri,” – u shpreh Kasapi.

Mediat ndërkombëtare e kanë konsideruar si një katastrofë biblike atë që po ndodh me zjarret në Rhodes dhe në gjithë Greqinë po ashtu. Flakët masive mbi 34 mijë hektarë tokë dhe bilanci mund të jetë akoma edhe më i rëndë.

Pavarësisht angazhimit të qindra efektivëve zjarrfikës, dhjetëra mjeteve, e madje edhe ndihmës me avionë nga Turqia, autoritetet thonë se zjarret nuk po vihen nën kontroll as në ditën e tetë.

Gati 20 mijë njerëz janë evakuuar deri më tani. Mediat britanike thonë se gati gjysma janë turistë nga ky vend, të cilët po largohen me avionë të posaçëm të dërguar nga qeveria e Britanisë së Madhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024