Pse Eva Hanku dhunon vetëm macet? Ja si e shpjegon psikiatrja Thoma
Psikiatrja Irena Thoma komentoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania rastin e një qytetareje e cila dhunonte vetëm macet. Sipas saj mund të bëhet fjalë për një çrregullim psikiatrik.
“Çrregullimet psikiatrike shfaqen në çfarëdolloj moshe. Nuk jemi të imunizuar. Të gjithë jemi të rrezikuar që në një moment të caktuar si ndikim i faktorëve të shumtë që mund të percipitojnë çrregullimin, mund të bëhet shkak për shpërthimin e sëmundjes mendore. Nuk e dimë në këtë rast nëse kemi sëmundje mendore apo jo, ajo duhet të vlerësohet, të bëhet një ekspertizë psikiatrike, por nëse rezulton e tillë nuk është ndonjë çudi pavarësisht se zonja është 46 vjeç,” – u shpreh Thoma.
Pak ditë më parë u bë shumë virale në mediat sociale rasti i një gruaje e cila dhunonte macen e saj. Pati shumë reagime publike dhe denoncime ndaj kësaj zonje dhe sipas qytetarëve ky është një rast i përsëritur, madje ka pasur edhe akuza që ajo i dhunon kafshët deri në ngordhjen e tyre, konkretisht macet.
Zonja në fjalë quhet Eva Hanku dhe është e njohur për komunitetin e zonës ku banon, te zona e njohur si “Frigoriferi”, në fillim të rrugës “Riza Cerova“.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës