PD kërkesë Komisionit të Etikës: Shfuqizoni vendimin e Bardhit

26 Korrik 2023 | 13:17

Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa përmes një shkrese i ka kërkuar Komisionit të Etikës të shfuqizojë vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili thirri mbledhjen e Këshillit Kombëtar të enjten.

Në shkresë thuhet se Bardhi nuk ka publikuar asnjë akt të tillë në llogaritë e tij publike, ndërsa anëtarët e Sekretariatit & Këshillit nuk janë njoftuar për marrjen pjesë dhe organizimin e kësaj mbledhje.

“Ekziston mundësia që ky vendim të jetë jo i vërtetë, por për aq kohë sa është një akt publik që mban vulën e Partisë Demokratike vlerësojmë t’ia nënshtrojmë gjykimit të Komisionit,” – shkruhet në dokument.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026