“Duhet t’ju dalin djersë të ftohta”, Krrashi: Paralajmërimi që na dha Rama sot
Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krrashi ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania për të folur rreth mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.
Ndër të tjera ai zbuloi edhe paralajmërinim që kryeministri Rama u ka bërë deputetëve të tij në mbledhjen e kësaj të mërkure, ai tha se në këtë mbledhje kryeministri Rama ka konfirmuar edhe një herë se njerëzit që janë përfshirë në afera korruptive brenda PS-së ai nuk ka për t’u dalë për zot, madje këta njerëz do duhet të djersitin djersë të ftohta.
“Njerëz që janë përfshirë në afera korruptive do të djersitin djersë të ftohta dhe të mos i zërë gjumi natën. Të gjithë ata që kanë qenë të rregullt të drejtë, kanë zbatuar ligjin dhe nuk janë përfshirë në afera korruptive do jenë njerëzit më të gëzuar për drejtësinë e pavarur që më në fund ka ardhur në Shqipëri”,-tha Lavdrim Krrashi duke zbuluar çfarë ndodhi në Asamblenë e PS.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit