Largimet në PS/ Spahiu: Pas vendimit të Ramës është SPAK dhe listat për “non grata”
Jursiti Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.
Duke komentuar largimin e Damian Gjiknurit nga posti i sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste dhe emërimin në vend të tij Blendi Klosit, Spahiu tha se ka dy arsye në largimet që bën kryeministri Rama.
Sipas tij arsyet janë hetimet nga SPAK dhe paralajmërimi se zyrtarë të PS do shpallen “non grata” në Britaninë e Madhe dhe SHBA.
“Arsyet janë dy, e para është faktori amerikan, që lidhet drejtpërdrejt me një investigim për në tender në unazën e Tiranës dhe e dyta përfshirja në disa dosje hetimore të Tiranës. Tashmë është krijuar praktika se kur Rama të largon, SPAK-u bëhet gati dhe të kafshon. Se deri ku do arrijë kafshimi i SPAK për Gjiknurin dhe për njerëz të tjerë që pritet të ndryshojnë në qeveri deri në shtator.
Nuk është mirë të spekulojmë por një gjë dihet, ambasadori i Britanisë së Madhe ka thënë se do ketë persona të tjerë që do të shpallen “non grata” nga Britania e Madhe dhe këta nuk do jenë nga opozita. Gjithashtu shtetet e bashkuara të Amerikës kanë përfshirë në listën e zezë të shpalljes “non grata” edhe zyrtarë të tjerë nga Shqipëria”,-tha Kreshnik Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve