Shqiptari nga Trento: Prej 29 vitesh nuk kam parë stuhi dhe breshër të tillë
Sipërmarrësi Shkëlqim Danaj, banues në Trento të Italisë tha në një intervistë për “Good morning Albanians” nw Euronews Albania se nuk kishte parë kurrë në 29 vite jetesë atje, të tillë verë.
Siç tregoi dhe ai breshëri ka bërë dëme të mëdha kudo në veriun e Italisë dhe situata ka qenë kaotike përgjatë gjithë muajit korrik.
“Situata këtu në muajin korrik ka qenë me reshje shiu dhe breshëri ka bërë dëme të mëdha në agrikulturë. Prej 29 vitesh që jam unë këtu, behar të tillë nuk kam parë. Ka pasur furtuna, breshër, thyerje pemësh,” – u shpreh sipërmarrësi.
Nga ana tjetër situata në Siçili është dramatike, ku më shumë se 50 fronte zjarri mbeten aktive, duke shkaktuar evakuime dhe mbylljen e aeroportit të Palermos. Për fat të keq ka pasur edhe viktima nga zjarret e mëdha që kanë shpërthyer në jug të Italisë. Një 98-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fermë, e cila ishte përfshirë nga flakët, në një zonë malore pranë Reggio Calabria. Në Sardenjë, një punonjës sezonal 55-vjeçar, i cili mori pjesë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, vdiq po ashtu.
Në kohën kur pjesa më e madhe e Italisë jugore po përballet me një valë të të nxehtit, në disa zona ka pasur stuhi si p.sh e fortë ishte ajo që goditi Milanon 2 ditë më parë, ku shembi çatitë dhe shkuli qindra pemë, duke bllokuar rrugët, thyer makinat e parkuara dhe duke ndërprerë transportin mbitokësor të qytetit më të madh financiar italian.
Dyert e parqeve publike në qytet u mbyllën dhe njerëzve iu ndalua hyrja në zonat e hapura me pemë për arsye sigurie. Fenomeni u shoqërua në disa zona edhe me stuhi breshëri. Stuhia në qytet ishte e shkurtër por shumë intensive dhe parashikimet tregojnë mundësi për reshje të reja edhe në vazhdim.
Po ashtu më herët breshëri “me madhësinë e topave të tenisit” goditi qytetet Treviso dhe Padova, shira të dendura pati në Vicenza, Verona dhe Venecia, duke shkaktuar lëndime dhe dëme materiale. Guvernatori Luca Zaia njoftoi se 110 persona u lënduan në rajonin verior të Venetos për shkak të breshrit që theu xhamat e makinave dhe shkaktoi dëme të tjera të konsiderueshme materiale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta