Gazetari: Pse Bardhi po e mbledh Këshillin Kombëtar online, frika që ka
Gazetari Lavdrim Lita, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Dmokratike.
Lita u ndal dhe te kërkesa e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, për të mbledhur Këshillin Kombëtar online pasditen e sotme.
Gazetari theksoi se një vendim i tillë për t’u mbledhur online mund të jetë bërë nga frika e fotografive dhe pamjeve, ku shmë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, janë tashmë këshilltarë bashkiak për Partinë e lirisë.
“E vetmja frikë është e kamerave dhe e fotografive sepse ju do shikoni çudira dhe gallata nëse në mbledhje shfaqen antarët e Këshillit Bashkiak, të “Bashkë Fitojmë”, apo të firmosur nga Ilir Meta, apo që janë aktualisht nën cipën e Ilir Metës, apo kandidatë për kryetarë bashkie që kanë qënë, apo janë firmosur me firmën e Ilir Metës. sipas statutit të Partisë Demokratike ata janë të vetëpërjashtuar nga subjekti politik.
Mbledhja online bëhet për ta kufizuar sa më shumë pasjen e këtyre imazheve që do të krijonte një efekt ‘boomerang’ në mbledhjen e Këshillit sepse askush nga kryetarët e degëve, nga kolegji i kryetarëve, pra 71 degëve që janë njëkohësisht edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar nuk e mbështesin z. Bardhi dhe të tjerët në këtë nisëm”. – tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet