Prençi: Po foli Pëllumb Gjoka do bjerë qeveria, do harroni Nuredin Dumanin

27 Korrik 2023 | 22:16

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi, komentoi megaoperacionin e zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure nga SPAK në tre qytete, në Tiranë, Shkodër e Kukës, ku mes të arrestuarve ishte dhe Pëllumb Gjoka.

Në një intervistë për Euronews Albania, Prençi nënvizoi se nëse flet Gjoka, qeveria e Edi Ramës do të bjerë brenda një dite.

Sipas tij biznesmeni di shumë gjëra ndërsa shtoi se qeverisë më shumë i ka dhënë se sa i  ka marrë.

“Nëse SPAK do të bëjë të mundur që Pëllumb Gjoka të flasë, të garantojë që do të harrohet  dëshmia e Nuredin Dumanit. Asgjë nuk janë inceneratorët në krahasim me këtë rast. Nëse do flasë Gjoka, qeveria nuk mund të rri në këmbë qoftë dhe një ditë, jo nga opozita por nga populli. Gjoka i ka përcjellë të gjithë drejtuesit politik të majtë dhe të djathtë, me përjashtim të Edi Ramës dhe Erion Veliaj që i ka miq prej vitesh. Me të gjithë të tjerët ka bërë kompromise dhe interesa pragmatiste.   Ka pasur raste që në një tavolinë të fshehtë ka pasur të PD dhe tek tjetra ka pasur të PS. E dinë gazetarët dhe policia. Dhomat e fshehta i kishte aty ku kishte sarajet. Unë si qytetar kam qejf që Pëllumb Gjoka të flasë. Këtyre që janë në pushtet, Pëllumb Gjoka më shumë ju ka dhënë sesa ju ka marrë. Ishalla do të flasë. Po foli, qeveria e Ramës nuk rri asnjë ditë, ai di shumë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026