Reldar Dedaj: Me Berishën PD nuk vjen kurrë në pushtet, ja vija e kuqe

27 Korrik 2023 | 22:36

Gazetari Reldar Dedaj tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se ka një vijë të kuqe mes qytetarëve demokrat dhe Sali Berishës që nuk e lejon më këtë të fundit të vijë në pushtet.

I ftuar për të folur rreth zhvillimeve të fundit në PD, Dedaj tha se me Berishën në krye të saj Partia dEmokratike nuk ka asnjë mundësi që të vijë në pushtet pasi sipas tij është e vërtetuar nga zgjedhjet që ai është humbës.

“Thelbi që të jenë të ndërgjegjshëm qytetarët është se ka një vizë të kuqe. Ke të qartë të prerë të miratuar nga qytetarët shqiptarë dhe të miratuar edhe nga ndërkombëtarët, me Sali Berishën si lider i kësaj force politike nuk vjen në pushtet.

E vërtetuan zgjedhjet, e vërtetuan prapë zgjedhjet tani është humbës i padiskutueshëm edhe nëse nuk ekziston partia demokratike e vërtetë, Partia Demokratike e Lulzim Bashës viza e kuqe është mes Sali Berishës dhe qytetarëve shqiptarë”,-tha Reldar Dedaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026