Sulaj: Diplomat shqiptare dhe italiane për Teknologji Ushqimore punojnë kudo në botë

28 Korrik 2023 | 07:44

Siguria ushqimore është një temë shumë e rëndësishme sepse prek drejtpërdrejt shëndetin tonë.

Ajo që vihet re është fakti që ekspertët e mirëfilltë ushqimorë duket se nuk janë edhe aq të shumtë, për të mos thënë që ka mungesa.

Profesor Kapllan Sulaj shpjegoi se pse është shumë e rëndësishme që të rinjtë të studiojnë në fushën e Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Siç shpjegoi ai, diplomat shqiptare dhe italiane për Teknologji Ushqimore punojnë kudo në botë.

“Kjo është një degë e kërkuar. Ne i mbushim kuotat për çdo vit dhe unë dua të theksoj që këtë vit akademik ofrojmë një mundësi të re. Jemi në fazën e vitit të tretë të implementimit të një diplome që quhet diploma duale me një universitet në Itali, e cila do t’i mundësojë studentëve tanë të pajisjen me diplomë shqiptare dhe italiane në të njëjtën kohë, në 3 vite studimi bachelor. Ajo që synojmë ne është që të marrim studentë sa më cilësorë për faktin se dhe procesi i ndërkombëtarizimit na ka ofruar një mundësi të re, por dhe për faktin se studentët që shkëmbehen në këtë lloj nisme të shërbimit akademik të jenë sa më cilësorë,” – u shpreh Sulaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024