Tirana dështon në Stamboll, mposhtet me rezultatin 3-1 nga Besiktas

28 Korrik 2023 | 15:14

Kualitetet bëjnë diferencë, kjo shprehje u vërtetua në fushën e lojës në përballjen Besiktas-Tirana, e vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Bardheblutë u mposhtën me rezultatin 3-1 në Stamboll, me Besiktas i cili është shumë pranë kalimit për në fazën tjetër.

Turqit dominuan përballje, kjo falë kualiteteve në fushën e lojës, duke shkëlqyer me lojtarë si Fernandes, Muleka apo Rozier. Në anën tjetër, tek Tirana, Kaina arriti të shënonte golin e parë me skuadrën e re.

Një pjesë e parë e nisur mirë nga vendësit, të cilët arritën të gjejnë një hapësirë në mbrojtjen bardheblu, me Bulut që zhbllokoi sfidën. 3 minuta para fundit të pjesës së parë ishte Muleka i cili shënoi golin e sigurisë dhe vulosi rezultatin 2-0.

Fraksioni i dytë do të sillte një reagim të lehtë nga Tirana, por me lojtarët që treguan shenja lodhje. Vetëm 8 minuta në fushën e lojës, Kaina do të shërbehej nga Haxhiu me brazilianin që me portën bosh shënoi gol. Kur u duk se Tirana mund të rrëmbente një barazim, ishte Semih me një ikursion nga e djathta që realioi një gol fantasik, duke shtangur Selmanin. Me këtë rezultat turqit janë shumë pranë fazës tjetër, ndërsa ndeshja e kthimit luhet në 3 gusht në “Air Albania”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026