Zjarret në Greqi, Ministri i Mbrojtjes së qytetarëve jep dorëheqjen

28 Korrik 2023 | 17:22

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Notis Mitarakis, i ka dorëzuar këtë të enjte kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dorëheqjen e tij.

Dorëheqja e tij vjen në një kohë kur Greqia po përballet prej disa ditësh me zjarret.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, dyshohet se dorëheqjen e ministrit e ka kërkuar vetë kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis, duke qenë se Mitarakis ishte me pushime me  familjen në një kohë kur Greqia është përfshirë nga flakët.

“Burimet qeveritare kanë theksuar se është e papranueshme që zyrtarët e pushtetit qendror të mungojnë në postet e tyre ndërkohë që po vendi përballet me një betejë kaq e vështirë”- shkruajnë mediat greke.

Ndërkohë në vend të tij është emëruar zëvendësministri aktual i Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sporteve, Yiannis Oikonomou.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026