Kosova mbyll sesionin parlamentar, pozita dhe opozita, akuza të ndërsjella
Ende pa filluar u mbyll seanca e fundit e këtij sesioni të Kuvendit të Kosovës.
Pas kësaj të gjitha grupet parlamentare folën para mediave. Opozita e para duke hedhur akuza e kritika ndaj pushtetit për korrupsion e izolim të vendit, ndërsa u shprehen se vjeshta duhet të sjell situatë të re në vend.
“Kjo qeveri e cila vjedh rezervat shtetërore, që vjedh edhe kafshatën e bukës së qytetarëve, në grurë e në vaj, çfarë duhet të presim ne më shumë pse duhet t’i lejojmë të vazhdojë punën e më tutje. Ne duhet të kemi angazhim të vazhdueshëm ë ta dërgojmë vendin në zgjedhje”,-tha Abelard Tahiri, Partia Demokratike e Kosovës
“Po deklaroj se Kosova nuk mund të vazhdojë në shtator me sanksione, me një qeveri me skandale si ai i Zdravës dhe ai i vajti, me një qeveri që në vazhdimësi qëllimshëm bën shkelje kushtetuese”,-tha Arben Gashi, Lidhja Demokratike e Kosovës
“Unë dyshoj se Albin Kurti do tërhiqet”,-tha Besnik Tahiri, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Për partinë në pushtet, ky sesion parlamentar konsiderohet i suksesshëm ndërsa, fajin për shumë gjëra ia la opozitës.
“Mund të klasifikohet si një nga sesionet më të suksesshme sa i përket ndryshimeve strukturore në ekonominë e Kosovës dhe në politika sociale të cilat kanë qenë premtime programore të shumicës parlamentare”,-tha Armend Muja, Vetëvendosje
Me këto deklarata, të zgjedhurit e popullit e mbyllën punën për tu rikthyer në shtator me sesionin e vjeshtës.
Megjithatë, kufizimet e vendosura për mediat në ballkonin e sallës së kuvendit u larguan nga deputetët e opozitës pa u mbyllur sesioni pranveror.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton