Pritje spektakolare për Icardin, Argjentinasi nënshkruan me Galatasaray

29 Korrik 2023 | 19:00

Galatasaray ka zhvilluar njkë merkato të jashtëzakonshme në Superligën turke, teksa pas dyshesh Zaniolo, Wilfried Zaha, me luanët e Turqisë është bashkuar dhe bomber argjentinas Mauro Icardi.

Tifozëria turke i ka bërë një pritje spektakolare sulmuesit, ku mijëra qytetarë e kanë pritur në aeroport dhe rrugët e qytetit. Pas një sezoni pozitiv me Galatasaray, Icardi vendosi të transferohet përfundimisht në Turqi, ndërsa fillimisht ishte i huazuar nga skuadra e PSG.

Kampionët e Turqisë kanë paguar 10 milionë euro drejt PSG-së, një vlerë absolutisht e papërfillshme për atë cka 30-vjeçari ofron. Në sezonin e shkuar ku qëndroi në formë huazimi tek Galatasaray, Icardi arriti të shënonte 22 gola në 24 paraqitje me klubin.

Duke parë këtë performancë, drejtuesit e klubit i ofruan menjëherë kontratën për 3 vitet e ardhshme. Aktualisht nuk janë zbuluar pikat e tjera të kontratës, madje as paga që do të përfitojë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026