Basha rimerr PD-në, Andoni: Detyra më e vështirë dhe objektivi kryesor që ka
Lulzim Basha është tashmë kryetar i Partisë Demokratike, pas fitores në zgjedhjet e zhvilluara për kreun e PD-së këtë të diel.
I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, analisti Ben Andoni zbuloi dhe detyrën më të vështirë që ka kreu i PD-së sot.
Andoni theksoi se sipas tij Basha duhet të bëjë një preceptim real të situatës dhe të tregohet gjakftohtë duke mos përdorur revanshin ndaj Gazmend Bardhit dhe deputetëve të tjerë që dolën kundër zgjedhjes së tij.
Sa i përket objektivit kryesor të Bashës, analisti tha se është kthimi i shpresës te demokratët.
“Detyra më e vështirë e zotit Basha është preceptimi real i situatës ku ndodhet. Në një farë mënyre mospërdorja e revanshit. Besoj që ai ka vend për revansh duke filluar nga zoti Bardhi dhe të tjerët. Besoj që maturia në këto momente dhe mënyra si do ta projektojë Partinë Demokratike do të thotë shumë. Objektivi kryesor i zotit Basha është kthimi i shpresës te demokratët dhe qartësimi ideor për demokratët. E djathta shqiptare duhet të mendojë krejt ndryshe, nuk e di sa do ta kap kohën zotit Basha, tani po flitet për inteligjencën artificiale dhe ngrohjen globale. Demokratët janë mësuar të durojnë, kanë duruar jashtëzakonisht dhe Basha ka pasur disa kalime jo normale, ato me zotin Meta dhe flirti i gjatë me zotin Berisha. Ky është shansi i fundit për zotin Basha. Mënyra si është përkëdhelur nga fati zoti Basha është një rast që duhet mësuar në filozofinë politike në shkollë. Të djathtët rrallë herë kanë pasur mundësi të tilla dhe dashamirësi në favor”, tha Andoni.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk