Megaoperacioni i SPAK/ Hoxha ngre dyshime: Pse po e mbajnë hermetike për avokatët?

30 Korrik 2023 | 21:24

Avokati Arbër Hoxha ngriti dyshimin se për sa kohë çështja e personave të arrestuar nga megaoperacioni i SPAK po mbahet hermetike edhe nga avokatët atëherë prokuroria po fsheh diçka.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ai tha se mund të ndodh edhe që prokuroria të mos ketë prova të mjaftueshme për arrestimin e këtyre personave, por e ka ngritur çështjen në bazë të disa indicieve paraprake. Sipas tij kjo nuk do të ishte hera e parë që prokuroria të veprojë  në këtë formë.

“Ndonjëherë Prokuroria e Posaçme e ka ngritur çështjen mbi bazën e disa indicieve të caktuara dhe më pas është detyruar ta pushojë sepse nuk shkon dot deri te barra e provës e më pas të kërkojë dënimin. Të caktosh një masë sigurimi është një gjë e të kërkosh dënimin e një personi duhen një tërësi provash.

Avokatët e mbrojtjes mund të bëjnë kallëzime penale për shpërdorim detyre, në rast se besojnë se gjykatat po behën shkelje. Fakti që po e mbajnë kaq hermetike për avokatët ndërkohë që dalin në gjithë portalet e ndryshme do të thotë se Prokuroria e Posaçme fsheh diçka. Kjo nuk do ishte as hera e parë e as e fundit që gjykata shkel të drejtat”,-tha avokati Arbër Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026