Tërheqja e Ramës nga Open Balkan| Sinani: Vendimi i duhur, ja se çfarë humb Serbia
Arsim Sinani ka komentuar nismën “Open Balkan”, ku kreu i qeverisë Edi Rama pak javë më parë tha se ky projekt e ka kryer misionin e saj.
Në një intervistë për Euronews Albania, pedagogu nënvizoi se Rama mori vendimin e duhur për tërheqjen e Shqipërisë nga kjo nismë.
Sipas tij nuk mund të ketë bashkëpunim në Ballkan pa e njohur Serbi.
“Vuçiç nuk i beson asaj që thotë. Përsa i përket nismës së “Open Balkan” mendoj se Serbia fitonte një fuqi të panevojshme në Ballkan dhe mendoj se është mirë që Shqipëria e kuptoj këtë dhe në momentin e duhur bëri tërheqjen e duhur. Mendoj se ky mund të quhet vendimi më i mirë që Rama ka marrë për tërheqjen nga kjo nismë. Nuk mund të ketë një bashkëpunim në Ballkan pa e njohur Serbia, Kosovën. Ky do të ishte një dëm i madh për çështjen shqiptare. Unë jam për tregun unik shqiptarë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut