78 vjet nga “Hiroshima”, Guterres: Hija bërthamore është shfaqur edhe një herë
Në Hiroshima u shënua sot 78-vjetori i bombardimeve bërthamore amerikane. Në orën 08:15 të mëngjesit u mbajt një minutë heshtje, pikërisht në momentin kur bombarduesi amerikan “Enola Gay” hodhi bombën atomike dhe e shpërtheu mbi qytet më 6 gusht 1945, duke vrarë rreth 140 mijë njerëz.
Në Deklaratën vjetore të Paqes, e cila u lexua në një ceremoni në Parkun Përkujtimor të Paqes, kryebashkiaku i Hiroshimës Kazumi Matsui përshëndeti vizitën historike të liderëve të G-7 në Parkun dhe Muzeun Përkujtimor të Bombës Atomike si provë se “shpirti” i Hiroshimës kishte arritur tek ata.
Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres u lexua në ceremoninë përkujtimore në Hiroshima nga Izumi Nakamitsu, nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së dhe Përfaqësues i Lartë për Çështjet e Çarmatimit.
Në mesazhin e tij, Guterres paralajmëron se hija bërthamore është shfaqur sërish mbi botën si gjatë Luftës së Ftohtë, por përballë këtyre kërcënimeve, komuniteti global duhet të veprojë si një, sepse çdo përdorim i armëve bërthamore është i papranueshëm.
“E vetmja mënyrë për të eliminuar rrezikun bërthamor është eliminimi i armëve bërthamore, të cilat mbeten prioriteti më i lartë i Kombeve të Bashkuara për çarmatimin. Jo më (tragjedi si) Hiroshima dhe Nagasaki. Çarmatimi nuk është një ëndërr utopike, por e vetmja rrugë për një botë më të sigurt për të gjithë”, thuhet në mesazhin e Guterres.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve