“Joe Biden s’do jetë kandidati i vetëm i demokratëve”, gazetarja zbulon prapaskena

6 Gusht 2023 | 15:39

Gazetarja Kozeta Turishta tha këtë të diel në Euronews Albania se presidenti Joe Biden nuk do jetë e vetmja kandidaturë e demokratëve për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo tha se një kandidaturë që po konsiderohet shumë e fuqishme është ajo e gurvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili sipas gazetares duket se po fiton shumë popullaritet për shkak të sukseseve të ti.

“Thuhet se Joe Biden nuk do jetë e vetmja kandidaturë për demokratët, por thuhet se do jetë një kandiaturë e bindshme, e fortë, më e mira që mund të kandidojë vërtet presidentin aktual, është guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

Ky është një politikan në moshë të re, shumë i suksesshëm dhe flitet nga kampi blu se ky mund të jetë një kandidaturë shumë e fuqishme. Ai prej dy mandatesh është guvernator i Kalifornisë dhe merr shpesh vëmendje pozitive nga mediat e gazetarët për punën që ai bën, ai është shumë ambicioz”,-tha Kozeta Turishta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026