“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg

8 Gusht 2023 | 14:32

Eksperti i It, Besmir Semanaj ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth “përplasjes në kafaz” të Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.

Në një postim në aplikacionin e ri të mediave sociale Threads, Zuckerberg i cili është i apasionuar par arteve marciale tha se kishte propozuar 26 gushtin për përballjen.

Semanaj tha se për përplasjen fizike mes dy manjatëve të mediave sociale, ishte Musak ai që hodhi dorezën i pari, por me reagimet e tij të fundit është kuptuar se mund të kemi një tërheqje të tij, pasi Musk ëhstë 13 vite më i vjetër se Zuckembereg.

“Sfida virtuale u bë vite që e kemi sa i përket sfidës fizike ishte Elon Musk i cili hodhi dorezën i pari, por mesa duket nga postimet dhe reagimet e fundit, mund të kemi një tërheqje të zotit Musk. Duke pasur parasysh edhe diferencën që kanë në moshë, kemi të bëjmë me një diferencë prej 13 vitesh, ku Elon Musk është më i vjetër.

Patjetër i druhet. Është më shumë diçka që u përdor për marketing, pot ë kemi parasysh të dy kompanitë rilancuan, ose le të themi Twitter ndryshoi emrin dhe kaloi në X, gjithashtu Zuckemberg lancoi Threads, I cil në ditët e para ishte shumë sukses, por po rezulton në një dështim pasi 50% e përdoruesve, kanë humbur llogaritë”,-tha eksperti i IT, Besmir Semanaj.

Kujtojmë se manjatët e mediave sociale janë përplasur me njëri-tjetrin muajt e fundit, me Musk që pretendoi se lufta e tyre do të transmetohej drejtpërdrejt në platformën e tij të mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter. Ai tha se çdo e ardhur nga ndeshja do të shkonte për bamirësitë e veteranëve. Kur u pyet se cili ishte qëllimi i ndeshjes nga një përdorues i X, Musk u përgjigj: “Është një formë e civilizuar lufte. Burrat e duan luftën.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët

Xhelal Neziri, gazetar në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku mes të tjerave ka...
11:30 | 02/08/2023

Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata

Estref Agalliu, kontrollor i transportit publik në Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania, se pavarësisht se Unioni i Transportit Publik në Tiranë dha...
11:53 | 01/08/2023

A do të sanksionohet Serbia? Arifi: Goditjen më të rendë ia dha SHBA-ja

Analisti Dritëro Arifi, është shprehur se duhet të caktohet data e zgjedhjeve në Veri të Kosovës. I ftuar në Euronews Albania ai nënvizoi se SHBA...
19:55 | 21/07/2023