Studimi: Ndotja e ajrit një nga faktorët që nxit rezistencën e antibiotikëve

8 Gusht 2023 | 16:51

Një studim i ri global ka zbuluar se rritja e niveleve të ndotjes së ajrit lidhet me rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve që është  një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut.

Shkencëtarët  kanë marrë në studim të dhënat e  116 vendeve  për gati dy dekada dhe kanë dalë në përfundimin se rritja e infeksioneve dhe baktereve rezistente ndaj antibiotikëve mund të lidhet me ndotjen e ajrit.

Edhe pse keqpërdorimi dhe përdorimi i tepërt i antibiotikëve është ende shtytësi kryesor i rezistencës ndaj antibiotikëve, analiza e re tregon se ndotja e ajrit mund të jetë gjithashtu një faktor kontribuues.

Ata zbuluan se PM2.5 apo grimcat e pluhurit janë një nga faktorët kryesorë që nxit rezistencën ndaj antibiotikëve. Sipas të dhënave çdo 1 % rritje e ndotjes së ajrit lidhej me rritje të rezistencës ndaj antibiotikëve midis 0.5 dhe 1.9 %.

Deri në vitin 2050, rezistenca ndaj antibiotikëve mund të rritet me 17 për qind nëse politikat për ndotjen e ajrit nuk ndryshojnë.

Të dhënat e përdorura për analizën përfshinin më shumë se 11.5 milionë izolime testuese dhe mbulonin nëntë patogjenë bakterialë dhe 43 lloje antibiotikësh.

Rezistenca ndaj antibiotikëve është kur ilaçet e përdorura për trajtimin e infeksioneve bakteriale bëhen më pak efektive.

Kjo konsiderohet si një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin global, me një numër në rritje të infeksioneve si pneumonia dhe tuberkulozi duke u bërë më të vështira për t’u trajtuar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026