Nuk ndalet eksodi te PSG edhe braziliani Nejmar kërkon të largohet nga Parisi

8 Gusht 2023 | 17:11

Nuk ka të ndalur eksodi nga PSG këtë verë. Pas largimit të Lionel Mesit dhe Mbapesë me valixhet në duar, duket se i ikur nga ekipi francez është edhe sulmuesi Brazilian, Nejmar.

Mediet në Francë shkruajnë se për brazilianin është shtruar ditët e fundit pista e kalimit në Spanjë, për t’u rikthyer të Barcelona.

Ka qenë vetë sulmuesi Brazilian që ka zhvilluar një bisedë me presidentin e PSG, Al Kelaifi, duke i kërkuar atij që ta lejoj të largohet nga Parisi. Sheiku arab ka rënë dakord dhe mund ta lejoje largimin e Nejmar për cilindo ekip që paguan 50 milionë euro.

Katalanasit që pak ditë më parë humbën shërbimet e Dembele që shkoi pikërisht te PSG, duken te interesuar për të rikthyer brazilianin që dikur bashkë me Mesin dhe Suarez, shkruan historinë me fanellën blaugrana.

Por pengesa e madhe e këtij rikthimi të bujshëm është gjendja financiare e Barcelonës. Katalanësit nuk i kanë mundësitë financiare të mjaftueshme për të përballuar transferimin e Nejmar, me gjithë dëshirës nga të dyja palët.

Nejmar kaloi nga Barcelona te PSG në verën e 201-ës, për shumën rekord të 240 milonë paundëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026